Një atentat ka ndodhur sot në Burrel, ku mësohet se i plagosur është një 70-vjeçar. Siç mësohet nga mediat i plagosur është Shemsi Shema, por që njihet dhe me mbiemrin Bardhi dhe ka qenë ish-drejtor ujësjellësi disa vite më parë. Sipas informacioneve mësohet se Shema ka qenë duke hyrë në banesë, në një pallat në Burrel, por aty i kanë dalë disa persona të maskuar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë. 70-vjeçari mësohet të kenë marrë dy plumba dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pasi ka mbërritur ambulanca në vendin e krimit, ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Categories
Lajme
Aten.tati me ar.më, kush është ish zyrtari i lartë që mori në trup dy pl.umba sonte
