Categories Lajme

Atentati i dështuar në Elbasan/ BMW-ja u vodh në Shkodër, zbulohet ID false që lëvizte kunati i Alibej

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i dështuar i të dielës në Elbasan. Personat e arrestuar të cilët ishin nisur drejt kryerjes së një ekzekutimi mafioz janë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe shetatsi Arsen Preci.

BMW X6, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse benzinë, rezulton e vjedhur më datën 6 shkurt në Shkodër.

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dhe dokumentin grek të falsifikuar me të cilin qarkullonte në Evropë Arben Spahiu.

Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022 pasi iu gjet një arsenal armësh.

Kujtojmë se policia ka bërë me dije se personat e ndaluar kishin planifikuar kryerjen e krimi në qytetin e Elbasanit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në planifikimin e këtij atentati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar, ja sa alkool kishte konsumuar e reja greke

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 18 Mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident me vdekje: Makina përplaset me motorin, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse më shikon ashtu”/ sherri mes të miturve në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 51-vjeçari në Maminas, do të ekstradohet në Itali!

Një 51-vjeçar i dënuar  me 4 vjet e 5 muaj dhe 21 ditë burgim nga…

LEXO ME SHUME