Categories Lajme

Atentati mafioz ndaj Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar si autorë

Policia greke ka arrestuar para pak minutash dy persona të cilët akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës .

Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë. Davella u ekzekutua në vendin e quajtur Thrakomaqedhones në 15 dhjetor 2024 .

Në ngjarje u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo, identiteti i vërtetë i të cilit është Etmond Hysa.

Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.

Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME