Categories Lajme

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, lihen në burg 5 të dyshuarit si organizatorë (EMRAT)

Lihen në burg 5 të akuzuarit  si organizator të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Kujtojmë se Plarent Dervishaj,  Ramazan Rraja, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi, janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentat mafioz.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Plarent Dervishaj, i cili ishte në konflikt me Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muhareremin i njohur si Rrujmi, pasi e akuzonte si organizator të atentatit në fshatin Koxhas, ku udhëtonte në automjet bashkë me miqtë e tij Bashkim Gaxhia dhe Jualin Mece. Ata mundën të mbijetonin, por Dervishaj pas kësaj filloi të thurte planin për eliminimin e kundërshtarit të tij dhe të prokurorit Arjan Ndoj.

Atentati ndaj prokurorit u organizua rreth orës 16 të datës 1 nëntor 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur qëlluan me armë zjarri mbi automjetin me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Andi Maloku mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa prokurori dhe miku i tij mbijetuan.

Për këtë ngjarje, SPAK akuzon si oranizator Plarent Dervishajn si dhe Ramazan Rrajën, ndërsa të dyshuarit e tjerë sipas SPAK ishin në rolin e bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve.

Për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); grup i strukturuar kriminal po gjykohen Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas prokurorisë së posaçme anëtarët e grupit kriminal kanë tentuar para dhe pas atentatit të 1 nëntorit 2019 për të kryer ekzekutimin e Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndoj.

Në këtë aksion të fundit, SPAK urdhëroi kontrollin e 10 ambienteve, ku sekuestroi armë, shuma të konsiderueshme parash, kontrata shitblerjeje dhe sende me vlerë./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME