Categories Lajme

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, prova të forta kundër nipit të deputetit të PS, bisedat e aplikacionit SKY kapin ‘mat’ Rrajën

Prova të reja që ngarkojnë edhe më shumë pozitën e Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjetit të ish prokurorit të Durrësit, ku mbeti i plagosur vetë Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, ndërsa viktimë shoferi Andi Maloku. Mësohet se Prokurorët e posaçëm në një seancë me dyer të mbyllura dorëzuan komunikimet që anëtarët e grupit kriminal kishin në aplikacionin Sky, ku komunikojnë për planin për atentatit ndaj Ndojit dhe Rrumit, komunikime te siguruara nga autoritetet franceze.

Në dosjen e ardhur nga Franca hidhet dritë mbi takimet që të dyshuarit Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, kanë pasur me Redjan Rrajën, i cili kishte marrë përsipër të kryente ekzekutimin. Nga komunikimet në Sky rezulton se takimet mes të dyshuarit Amar Shkëmbi dhe Rrajës që njihej me pseudonimin “Doku” zhvilloheshin në Nikël të Fushë Krujës.

Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua fill pas atentatit, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës por edhe maskat dhe armët që përdorën në krim.

Ndërkohë, me interes për prokurorët ishin dhe bisedat mes anëtarëve të grupit pas arrestimit të Rrajës, kur ata bisedojnë për të shkatërruar provat e AND-së dhe liruar atë nga burgu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME