Categories Lajme

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Plarent Dervishaj do paguante 300 mijë euro për të fshirë shenjat e ADN-së

300 mijë euro do të paguheshin në laboratorin e Policisë Shkencore për të shkatërruar ADN-në e Redjan Rrajës, i cili akuzohet si një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku. Ky fakt u bë i ditur nga vetë SPAK gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare para gjykatës.

Sipas burimeve, Plarent Dervishaj i cili akuzohet si organizatori i atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, do të bënte pagesën prej 300 mijë eurosh.

Sipas SPAK, kjo gjë do të bëhej për ti lehtësuar Rrajës pozitën në gjykatë. Ndërsa prokurorët kanë zbuluar se kjo bisedë për shkatërrimin e ADN-së së Rrajës është bërë në komunikimet që ka pasur grupi kriminal në aplikacionin ‘SKY’.

Shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës u gjetën në një palë syze të cilat ndodheshin në makinën e autorëve.Ditën e djeshme u kërkuar burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën me akuzën se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Qeni qëllohet me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

VLORË – Një krim makabër ndaj një qenieje të pambrojtur ka tronditur opinionin publik në…

LEXO ME SHUME