Categories Lajme

Vlorë/ Qeni qëllohet me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

VLORË – Një krim makabër ndaj një qenieje të pambrojtur ka tronditur opinionin publik në Vlorë. Një këlysh i vogël, vetëm 1 muajsh, është përdorur si shënjestër e gjallë nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë zbrazur mbi trupin e tij të brishtë disa plumba arme gjahu.
Për dy muaj rresht, kjo krijesë e pafajshme ka përpëlitur në dhimbje të papërshkrueshme, me plumbat e mbetur në mish, deri sa sot, në moshën 3-mujore, është gjetur dhe dërguar me urgjencë në spital.

Animalistja vullnetare, Entela Guberaj, e cila denoncoi rastin, shprehet e shokuar nga shkalla e agresivitetit dhe mungesa totale e humanizmit. Kush janë këta “gjuetarë” që ushtrojnë qitjen mbi një klysh rruge? Ky nuk është thjesht një akt kundër një kafshe, por një alarm social për shkallën e lartë të rrezikshmërisë së individëve që qarkullojnë të armatosur nëpër qytet. Autoritetet duhet të veprojnë menjëherë: Ky akt barbar nuk mund të kalojë pa ndëshkim!

Nga Erand Haruni

 

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME