Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe 1 vatër është në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Në operacion janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Priskë të Madhe, ku zjarri është shtrirë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës, vijon puna e forcave tokësore dhe ndërhyrja nga ajri për vënien e situatës nën kontroll.

Në Drenie–Lofkend–Ngracije, në zonën Patos–Mallakastër, operacioni vijon me forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të mbështetura nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 autoambulancë e FA-së. Në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë dhe 25 forca bashkiake.

Në Krujë, zjarri në lagjen Abaze vijon aktiv dhe operacioni po mbështetet fuqishëm nga Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore. Në terren janë angazhuar 57 efektivë të FA-së, mjete mbështetëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa forcat vijojnë punën për mbrojtjen e zonave të banuara. Në Krastë dhe Halil, operojnë forcat e ADZM-së, strukturat bashkiake dhe 58 efektivë ushtarakë me 6 automjete; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Përmet, vijon puna në dy vatra, në malin e Nëmerçkës mbi Biovizhdë dhe në malin Dhëmbel mbi Badilonjë. Në operacione janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, të mbështetura respektivisht nga 25 dhe 30 efektivë të FA-së. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, vijon një operacion i gjerë nga toka dhe ajri. Në terren janë angazhuar MZSH, forcat bashkiake, Policia e Shtetit, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe vullnetarët, të mbështetur nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në malin e Moravës, bashkia Devoll, vijon puna e forcave të MZSH-së dhe shërbimit pyjor në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara. Në Mirditë, aktive mbeten vatrat në Valcë–Tenë dhe në Trojë, ku krahas forcave vendore dhe vullnetarëve operojnë edhe efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura. Vatra në Vilëz, Kurbin, pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të FA-së, është në monitorim.

Në Vau të Dejës vijon gjithashtu puna për shuarjen e një vatre në pyll me pisha, me angazhimin e MZSH-së, forcave bashkiake dhe mbështetjen e një automjeti zjarrfikës të Forcave të Armatosura.

AKMC dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të vatrave aktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME