Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë një operacioni të Policisë dhe AMP-së për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me bimë narkotike.
Sipas të dhënave paraprake, të shtënat dyshohet se janë kryer në ajër. Nuk raportohet për të lënduar. Operacioni vijon, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet.
