Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës së një supermarketi në lagjen “Bashkimi” dhe vodhi kasën me një shumë parash.
Policia ka identifikuar dhe kapur shtetasin me inicialet E. B., 32 vjeç, banues në Vlorë. Kasa e vjedhur u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.
32-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ai dyshohet edhe për vjedhje të tjera.
