Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100 mijë euro kreut të FSHF, Armand Duka, duke u paraqitur si Taulant Balla.

Fotot janë siguruar nga gazetarja Xhensila Kodra, teksa dy të rinjtë e prangosur, dyshohen për skemën e mashtrimit 100 mijë euro. Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest Balla, 23 vjeç, dyshohet se tentuan të përfitonin shumën nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, të rinjtë e kanë kontaktuar Dukën përmes aplikacionit “Signal”, duke u prezantuar si Taulant Balla dhe duke i kërkuar që shumën prej 100 mijë eurosh ta dërgonte fillimisht në kriptomonedha.

Duka dyshoi se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe iu drejtua Policisë së Shtetit. Pas denoncimit, hetuesit organizuan një operacion të kontrolluar, ku agjentë të infiltruar u paraqitën në vend të personave të përfshirë në komunikim.

Gjatë bisedave, Duka u kishte thënë të dyshuarve që të kontaktonin djalin e tij, pasi nuk merrej me çështje që lidhen me kriptovalutat. Një agjent i infiltruar mori rolin e djalit të Dukës dhe u komunikoi të rinjve se paratë nuk do të jepeshin në kriptomonedha, por në cash.

Më pas, palët dyshohet se ranë dakord që shuma të dorëzohej fizikisht në euro. Dorëzimi u krye në Elbasan, ku banonin dy të rinjtë, ndërsa ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e tyre në flagrancë.

Pas arrestimit, Korra dhe Balla nuk kanë dhënë deklarime të hollësishme për personat që mund të qëndrojnë pas skemës. Sipas burimeve hetimore, dyshimet e grupit të hetimit janë përqendruar te Florian Gjergji, por kjo mbetet pjesë e hetimit dhe nuk përbën një fakt të provuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME