Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”. Kjo mësohet të jetë deklarata që Poli Boriçi, 52-vjeçari i arrestuar për atentatin e dështuar në Elbasan, ka dhënë përpara hetuesve. Sipas dëshmisë së tij, sulmi ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve. Boriçi ka pretenduar se Kërtezi kishte plagosur vëllain e tij rreth 15 vite më parë dhe se pasojat e asaj ngjarjeje kishin qenë të rënda, deri në paralizimin e tij.

Ky version pritet të jetë pjesë e hetimeve për zbardhjen e plotë të motivit të atentatit, ndërsa organi i akuzës po verifikon rrethanat e konfliktit të hershëm dhe nëse ai ka qenë realisht shkaku që e ka shtyrë 52-vjeçarin drejt sulmit.  Por përballë deklarimit të autorit të dyshuar qëndron versioni i vetë shënjestrës, Ermir Kërtezit. 50-vjeçari ka deklaruar se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar prej vitesh dhe se dy familjet banonin pranë njëra-tjetrës, pa pasur konflikte gjatë rreth 15 viteve të fundit.

Pavarësisht pretendimit për një konflikt të hershëm, hetuesit po vijojnë punën për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivin dhe mënyrën se si është organizuar tentativa e sulmit.

Boriçi u arrestua pas reagimit të shpejtë të Policisë, ndërsa ngjarja tronditi Elbasanin pasi 50-vjeçari Kërtezi u vu në shënjestër në një atentat që fatmirësisht nuk përfundoi me viktima. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME