Categories Lajme

Atentati në Berat, arrestohet edhe një bashkëpunëtor tjetër

Një tjetër anëtar i dyshuar i grupit kriminal është arrestuar si i përfshirë në atentatin e ‘dështuar’ në Berat ndaj një personi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në Korçë, ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të personave të tjerë.

Kujtojmë se nga tre personat e grupit kriminal, janë arrestuar vetëm 2 dhe një tjetër ndodhet ende në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Berat/Vijon operacioni policor i koduar “Objektivi”.

Identifikohet një tjetër shtetas i implikuar në rastin e tentativës për të kryer atentat ndaj një shtetasi, në qarkun e Beratit.

Vihet në pranga 50-vjeçari nga Korça. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të operacionit policor të koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u parandalua atentati ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal, strukturat e DVP Berat kanë vijuar hetimet e thelluara në lidhje me këtë rast.   Në vijim të veprimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, gjatë 48 orëve të fundit, janë shoqëruar 13 shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë që mund të kenë dijeni mbi atentatin e mbetur në tentativë.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u identifikua edhe një shtetas tjetër i implikuar, konkretisht shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në Korçë.

Falë koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja dhe  shoqërimi i këtij shtetasi në ambientet e DVP Berat, ku në përfundim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i tij, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Korçë dhe të DVP Tiranë, dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, duke siguruar bashkëpunim me Policisë e Kosovës, vijojnë veprimet komplekse për kapjen e shtetasve në kërkim dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit G. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME