Categories Lajme

Atentati në Elbasan “ngre në këmbë” autoritetet, mbërrijnë forcat RENEA. Çfarë u gjet brenda makinës “BMW”

Atentati me armë zjarri ndaj një automjeti në lëvizje në Elbasan ka alarmuar autoritetet e rendit. Menjëherë pas ngjarjes, në fshatin Papër pranë vendit ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

Deri tani nuk ka informacione për arsyet pse dhe si ka ndodhur ngjarja, pasi autorët janë larguar, ndërsa personat që ishin në makinën BMW, që ishte edhe objekti i atentatit kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.

Sipas policisë, makina BMW është nga Elbasani, por rezolutën me targa vjedhura në Durrës. Brenda mjetit është gjetur edhe një bidon i mbushur me 5 litra benzinë dhe një armë kallashnikov.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME