Categories Lajme

Atentati në Lushnjë/ Bledar Muça në tavolinë vetëm me kunatin, 4 të plagosurit e tjerë kalimtarë ose klientë në lokal, objektivi nuk ishte viktima por nipi i ‘Mustaqekuqit’

Detaje të reja janë mësuar nga atentati që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Lushnjës, ku ndërroi jetë shtetasi Bledar Muça. Muça u ekzekutua në ambientet e lokalit të tij me emrin “Pedonale” në qendër të qytetit, teksa ndodhej i ulur në tavolinë së bashku me kunatin e tij Judin Velo.

Gazetarja Fatmira Bajrami raporton se biznesmeni Muça njihej si një person i qetë dhe pa precedentë penalë, teksa rezulton pronar i disa bareve dhe bizneseve në qytetin e Lushnjës. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë kunati i tij Juxhin Deda, i cil është dhe nipi Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Muça dhe Deda u qëlluan me breshëri automatiku nga një automjet tip Golf në lëvizje, në të cilin ndodheshin 3 persona. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dhe 4 persona të tjerë, konkretisht: Ervis Tafa; Sara Liçi, 24 vjeçe; Majlinda Gjyla, 66 vjeçe dhe Eksara Sauli, 26 vjeçe, të cilët kanë qenë ose kalimtarë ose klientë në lokalin e të ndjerit.

Bëhet me dije se si pasojë e p lagëve të marra Judin Velo dhe dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autorët e ngjarjes janë lërguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Policia ka mundur të gjejë automjetin që dyshohet se është përdorur prej tyre të djegur në afërsi të fshatit Thanasaj në Lushnjë.

Brenda automjetit janë gjetur dy armë tip kallashnikov të përdorura në krim, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin e 20-personave, kryesisht dëshmitarë në ngjarje. Vijon puna nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME