Categories Lajme

Atentati në Shkodër/ Mori 6 plumba në trup, bëhet lëvizja urgjente me 60-vjeçarin, zbardhet dëshmia e tij: Autori erdhi me motoçikletë dhe…(Detaje të reja)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja mbrëmjen e djeshme në Shkodër të 60-vjeçarit Dedë Plani, djali i xhaxhait i Bardhok Planit që u vra në një atentat mafioz në prillin e vitit të kaluar.

Mësohet se 60-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar për shkak të plagëve të rënda që ka në trup.

Sipas burimeve pranë spitalit të Shkodrës Dedë Plani është jashtë rrezikut për jetën, por është transportuar drejt Tiranës në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë nga plumbat.

Dedë Plani mësohet se ka tre plumba në krahë, dhe një plumb në brinjë, pjesën e legenit dhe në këmbë. Si çdo natë Dedë Plani ndodhej në punë duke bërë roje pranë një karburanti në hyrje të rrugë Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit.

Papritur një person me motor është afruar, është ulur dhe ka qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit 8 herë me pistoletë duke e lënë të plagosur.

Gjashtë prej plumbave përfunduar në trupin e të plagosurit. Menjëherë pasi e ka qëlluar autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë.

“Po qëndroja ulur tek puna në karburant, si gjithmonë. Në një moment erdhi një motoçiketë, drejtuesi i saj ishte me kaskë të zezë. Zbriti dhe u afrua drejt meje dhe më qëlloi. Nuk ia pash dot fytyrën, nuk e di kush ishte. Unë personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë dhe as arsyen”, u tha Dedë Pllanaj hetuesve.

Sipas burimeve, autori ka vijuar rrugën nga Shkodra në drejtim të Koplikut.

Në atë aks janë me dhjetëra rrugë dytësore fshatrash duke i dhënë shumë mundësi autorit për t’u fshehur.

Forcat e policisë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të karburantit ku ndodhi plagosja për të parë dinamikën e ngjarjes dhe po ashtu janë duke marrë edhe kamerat e sigurisë të aksit Shkodër-Koplik edhe pse mbetet e vështirë për ta gjurmuar për shkak të errësirës dhe faktit se në gjithë ai aks nuk ka shumë kamera sigurie duke i dhënë avantazh autorit i cili e ka mirëmenduar se si ti shpëtojë ndjekjes së policisë.

Policia ka dyshime se autori është vrasës me pagesë, një metodë që po përdoret thuajse në gjitha ngjarjet kriminale në Shkodër. Efektivët gjithsesi vijojnë punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së Dedë Planit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME