Categories Lajme

Atentati në Vlorë, drejtori i policisë: Ja si është gjendja e të plagosurve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “24 maj”, ku mbetën dy të plagosur.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa i plagosuri tjetër ka mbetur dhe Armand Spahiu, i cili ishte shitësi i një dyqani që e kanë është goditur nga të shtënat.

Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela ka folur për mediat duke treguar detaje nga ngjarja.

“Pas orës 21:30, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku në lagjen ’24 maj’ persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është plagosur dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve.

Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje, por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë”, tha ai.

Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes tha se objektivi, Kevin Hajrulla ka qenë në makinë kur është qëlluar, ndërsa Armand Spahiu 35 vjeç ishte gjendur rastësisht aty.

“Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen.” “Aktualisht forcat e zjarrëfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe në vijim do t’ju njoftojmë edhe për detajet e tjera.”
“Nga informacionet e para që kemi marrë është qëlluar brenda makinës.”, tha ai!

Mesohet nga burime nga policia se të shoqëruar në polici janë rreth 15 persona.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 50 gëzhoja, të nxjerra nga 2 armë automatike.

Dyshohet se në këtë atentat  janë të përfshirë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar me armë.

Ata kanë dalë nga automjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj objektivit, që dyshohet se është Kejvin Hajrulla.

Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur 30 vjeçari, por edhe një shitës dyqani, të cilin e kanë kapur plumbat gabimisht. Ai është identifikuar si Armand Spahiu.

Në gjendje të rëndë shëndetësore: Kevin Hajrulla dërgohet drejt Tiranës, u qëllua me mbi 30 plumba, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve. Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME