Kur kanë kaluar 18 ditë nga atentati me armë zjarri që i bënë te mbikalimi i Shkozetit, prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ka lënë këtë të martë ambjentet e spitalit të Durrësit ku mori trajtim mjekësor. Në spitalin e Durrësit u trajtua edhe Aleksandër Laho, që la spitalin një ditë më parë. Laho, i cili njihet edhe me pseudonimin “Rrumi” u shoqërua për në banesën e tij me një ambulancë. Prokurori Ndoj, Laho dhe Andi Maloku ishin në makinë së bashku kur iu bë atentati me 1 nëntor. Shoferi i prokurorit, 24-vjeçari Andi Maloku nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë te Trauma disa ditë pas ngjarjes.Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ndodhi pasditen e 1 nëntorit, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në ndjekje e sipër, persona të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre për të vrarë shtetasit Arjan Ndoj, 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shoferin e tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho 46 vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Benz”, të prokurorit Ndoj.
Categories
Lajme
Atentati/ Pas “Rrumit”, edhe prokurori Arjan Ndoj del nga spitali
