Categories Lajme

Atentati/ Redjan Rraja kërkon lirimin nga burgu, apelon masën e sigurisë

Redjan Rraja, i arrestuar i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Avokati i Redjan Rrajës ka kërkuar lirimin nga burgu.I afërmi i deputetit socialist Rrahman Raja, është i arrestuari i vetëm derimë tani për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, dhe Rrumit, që u krye të premten e kaluar në Shkozet të Durrësit.34-vjeçari u arrestua teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Murriqanit. Deri në momentet që flasim Rraja nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen, pavarësisht se policia pretendon se ka prova shkencore që vërtetojnë implikimin e tij.Dyshimet janë që në një nga maskat e gjetura në makinën e autorëve, të ketë pasur gjurmë ADN-je të Rrajës.

Mbetet e paqartë lidhja e Rrajës me personat që gjendeshin në makinën e Ndojës, dhe nuk dihet as nëse ai ka pasur konflikte të mëparshme me ndonjërin prej tyre.Me lajmin e vdekjes së Andi Malokut, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit.Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes.Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME