Dua të falënderoj çdo anëtar të PD Vlorë.
Jo thjesht si një falënderim rutinë, por si një ftesë për bashkëpunim.
Pa bërë dallim se cilin kandidat votuat në zgjedhjet e ditës së diel.
Pa përjashtuar asnjë nga kandidatët, miqtë e mi.
Gara përfundoi dhe detyrimi im si i zgjedhur por edhe si njëri nga ju, është t’ju vij e t’ju takoj një për një.
Sepse nuk kemi më kohë për të humbur e për tu ndarë.
Ju e treguat këtë në votimet e ditës së diel, kur ishit të shumtë dhe mbështetës të procesit, dinjitoz dhe besimplotë.
Kemi sfida të mëdha përpara.
Sfida për Vlorën dhe Shqipërinë, të sunduar nga një një grup i vogël njerëzish, të cilët ngjallin frikë dhe tentojnë të blejnë gjithçka me pushtetin e fituar nga lekët e korrupsionit.
Ndaj edhe PD Vlorë do të jetë një derë e hapur, një shtëpi e madhe për të gjithë anëtarët, simpatizantët e qytetarët e tjerë të Vlorës.
Unë ju ftoj dhe do të jem i hapur për të punuar së bashku.
Për të marrë vendimet dhe përgjegjësitë së bashku.
Për të fituar dhe realizuar projektet tona së bashku.
Ejani të fillojmë nga puna!
