Categories Politike

‘’Aty ku nuk të duan nuk rrihet”, Majlinda Bregu flet nga Sarajeva: Ma dha nervi dhe…

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka zhvilluar sot një lidhje direkte në Skype, në emisionin ‘Wake up’.

Gjatë kësaj lidhje direkte nga Sarajeva, ndër të tjera Majlinda Bregu është pyetur edhe në lidhje me arsyet e marrjes së një vendimi kaq të rëndësishëm.

“Erdhi një moment nga fundi i verës 2017, ku siç ndodh me nervin tim, thashë që në një vend ku nuk të duan nuk rrihet.

Dhe duke qënë se unë nuk e kam për zakon të përlotem, atëherë vendosa të aplikoj.

Kontakti i parë ka qenë në Bruksel me Komisionin Europian dhe nuk pyeta, por thashë që kam vendosur të kandidoj.

Shqipëria nuk e ka pasur këtë mundësi dhe kjo është hera e parë. Pata kontakt me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Vendosa të jem e qartë, sepse mazhoranca mund të kishte një kandidat.

Ditmiri tha që edhe mandatin e kaluar nuk e morëm dot sepse duhet një kandidat që ta pëlqejnë të gjithë, dhe të njohet edhe nga pala Europiane. Pra ishin të gjithë ingredientët.”, u shpreh Majlinda Bregu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME