Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje me dosjen Epstein. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jahjaga ka mohuar çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Reagimi i saj vjen pas spekulimeve të ngritura në media lidhur me përfshirjen e saj në këtë çështje, duke kërkuar të qartësohet se nuk ka asnjë bazë për lidhjen e saj me Epstein dhe aktivitetet e tij.

Deklarata e Atifete Jahjagës:

Sqarim publik
Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.
Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.
Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet.
Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

SHPËRTHEN Braçe: Burg ose gjobë për ata që ju shesin fëmijëve cigare

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar një amendament që ashpërson ndëshkimin për personat që shesin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë kreut të PD, Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Hasimja ia thotë në sy Berishës: Bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare…

LEXO ME SHUME