Categories Showbiz

Aurela Gaçe pajtohet me Albërie Hadërgjonaj

Një vit më parë këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku ka folur për “Këngjën Magjike 2018”. Ajo është shprehur se nuk do merrte më pjesë në këtë festival sepse sipas saj pikët jepen mes miqsh. Këtu përmendi Aurela Gaçen dhe Flori Mumajesin. “Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh“, është shprehur Albërie.

Por, pasi ky lajm bëri bujë Albëria sqaroi se deklarata është keqkuptuar nga të gjithë dhe se i vlerëson ata si këngëtarë dhe i do shumë. As Aurela nuk ka qëndruar e heshtur. Pas deklaratës së Albëries ajo nxorri një shkrim ku thuhet se ishte për të.

A duhet kthyer përgjigje në raste kur flet goja para mendjes? Them se duhet hapur rrugë në këto raste. Fali Zot se s’dinë seç bëjnë Amen! Unë kthej përgjigje vetëm kur je i-e ligë. Me të paedukatët sillem njësoj, se plumbi del me plumb…të ligut i tregoj vendin…për ata që s’mbushin mirë, thjesht ndjej keqardhje! Janë në lutjet e mia”, shkruante Aurela. Pas një viti, duket se konflikti mes dy këngëtareve ka marrë fund. Aurela ka postuar në “Instastory” një foto, ku tregon mbështetjen e plotë për këngën e Albëries në Festivalin e Këngës me titull “Ku ta gjej dikë ta dua”. “Tjetër ndjesi e bukur”, ka shkruar Aurela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME