Edhe Aurela Gaçe ka publikuar një këngë të re. Aurela Gaçe i është shtuar listës së artistëve që publikuan sot këngë.
Këngëtarja shqiptare erdhi me videoklipin e titulluar ‘Më Mbaj’ për muzikën e të cilës është përkujdesur artistja së bashku me Gent Myftarajn. Ky mendohet të jetë projekti i parë i Aurelës që përmban albumi i ri të cilin pritet ta lanson javët në vijim. Me klipin e realizuar nga ‘Max Production’ më poshtë mund të gjeni këngën më të re të Aurelës.
