Categories Lajme

AUSTRALI – Fillon aplikacioni për gjurmimin e COVID-19, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë

Qeveria konservatore e Australisë ka filluar një aplikim të diskutueshëm të gjurmimit të kontaktit për të trajtuar koronavirusin e ri, pavarësisht shqetësimeve për privatësinë dhe sigurinë. Ministri federal i Shëndetësisë, Greg Hunt tha sot se aplikacioni ”COVIDSafe”, “ndihmon në gjetjen e njerëzve që mund të kenë qenë në kontakt me një person, i cili është pozitiv me këtë diagnozë”. Hunt tha që të dhënat janë “të koduara dhe askush nuk ka qasje në to”, madje as ai vetë dhe as zyrtarë të Commonwealth-it.

“Është gjithashtu e ndaluar me ligj”, u tha Hunt gazetarëve në Kanberra.

Aplikacioni i qeverisë australiane, i ndërtuar në partneritet me komunitetin mjekësor, bazohet në programin e ngjashëm ”Tracetogether” të Singaporit. ”COVIDSafe” regjistron lidhjet Bluetooth ose shtrëngimet ‘dixhitale’ të dorës me telefonat e tjerë brenda 1,5 metrave dhe njofton nëse është në kontakt me një përdorues tjetër që ka provuar pozitiv për koronavirus. Të dhënat e koduara, të ruajtura në një server qendror në Australi, dërgohen më pas tek autoritetet shëndetësore të shtetit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME