Categories Lajme

Apeli i mjekut Kalo: Koha Covidiane kërkon nga të gjithë më pak politikë për politikë

“Më pak politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga mazhoranca po ashtu edhe nga opozita”. Ka qenë ky apeli që mjeku i njohur Tritan Kalo i ka bërë apel politikës shqiptare. Kalo apelon që në këto ditë të vështira politika të mendojë më shumë për jetën e qytetarëve dhe jo për përfitimet politike. Në një reagim profesor Kalo thekson se nëse nuk rritet përgjegjësia vetjake mund të infektohemi më shpejt nga COVID-19,

“Koha Covidiane kërkon nga të gjithë ju sëra e politikbërësve më pak politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga mazhoranca po ashtu edhe nga opozita”, shprehet Kalo. Po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: 1- profesionalizëm, 2- punë e 3- përkushtim, si e vetmja ppp të cilën unë dhe sëra ime e mantelbardhëve njeh dhe mbështet fuqishëm”, thekson Kalo.

“Shqipëria nuk bëhet pa shqiptarët” – shprehej dikur rilindasi i vërtetë, Sami Frashëri. Nuku jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona. Jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë, e paçmimtë. Nëse ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetëvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “flamë mbarëbotërore”, thotë mjeku Kalo. “Ju duam shumë dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjestarët e familjeve tona. Jemi aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën covid-19. Ne bashkë do të mundet të ja dalim mbanë, por bashkë e vetëm bashkë”, shton Kalo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME