Categories Lajme

Australi, Gjermani, Britani, Zvicër, protesta mbarëbotërore në mbrojtje të planetit

Protesta globale e klimës, e cila do të zgjasë deri më 27 shtator me 1700 iniciativa në pesë kontinente, ka mbërritur në Australi, ku deri në javën tjetër në dhjetëra qytete grupe ekologjike dhe shoqata të popujve indigjenë, viktimat të modernitetit, po manifestojnë kundër politikave që kanë ndikuar në ndryshimet klimaterike

Edhe në Evropë, çështjet e klimës janë në qendër të debatit politik. Në Zvicër, aktivistë ekologjikë shpalosën një banderol brenda parlamentit për tju kujtuar të gjithëve se mbetet pak kohë për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Në Londër, vullnetarët ekologjikë të klimës organizuan një funeral fals, varrimin e të ardhmes, përpara London Fashion Week. Kryeqyteti britanik është një nga pikat kryesore të ngjarjeve të sotme.

“Ne jemi të shqetësuar për planetin, natyrën, kafshët dhe njerëzit që kanë vuajtur dhe do të vazhdojnë të vuajnë për shkak të kësaj krize’’ – tha një prej aktivistëve.

Në Gjermani, ku Angela Merkel sapo ka njoftuar një plan të ri për të zvogëluar emetimet dhe për ta bërë ekonominë më të gjelbër, aktivistët kanë bllokuar në Frankfurt Sallonin e Automobilave,”kurora” e industrisë gjemane.

“Duhet të kalojmë nga transporti individual në transportin publik, për të mirën e të gjithëve”.

“Makinat elektrike kanë kuptim vetëm nëse energjia vjen nga burime të rinovueshme. Nuk do të kishte kuptim nëse vjen nga qymyri fosil që përmban nga 55 deri në 75% karbon”.

Lëvizja klimatike globale, e lindur nga protesta e veçantë e suedezes 16 vjeçare Greta Thunberg, vazhdon të rritet dhe zgjerohet. I fundit politikan që i ka dhënë mbështetje, është ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME