Categories Lajme

Autobusi në flakë në Rrugën e Kombit, kompania: U dogj nga vapa (VIDEO)

Pas djegies së autobusit të linjës Durrës-Mitrovicë dje në Rrugën e Kombit ka reaguar kompania që e kishte në pronësi. Kompania përmes një komunikate tregon shkaqet sipas saj të djegies së autobusit në Rrugën e Kombit, pranë Repsit pasditen e djeshme, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndoshë e mirë, pasi nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm. Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin” thuhet në reagimin e kompanisë.

Por pavarësisht asaj që deklaron kompania, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik që ka shkaktuar më pas zjarrin në motor dhe djegien e autobusit.

Autobusi ishte i mbushur me pushues nga Kosova, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës, teksa mjeti mori flakë në lëvizje. Report Tv dhe Shqiptarja.com sollën të parët pamjet e autobusit në flakë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME