Categories Lajme

Automjeti “Ford Mondeo” gri, në kërkim nga policia! Iku nga vendi i aksidentit

Mbrëmë në orën 8 pa 20 të darkës në bulevardin Donald Trump, të Kamzës ndodhi një aksident automobilistik. 62-vjeçari, Ilia Ibra doli nga shtëpia për të hedhur mbeturinat. Ai bëri pikërisht këtë rrugë kaloi trotuarin, priti në cep të rrugës një makinë pasi e pa atë ndaloi. Por më pas një tjetër makinë kaloi me shpejtësi dhe goditi trupin e Ibros, nga goditja e rëndë trupi i 62-vjeçari shkoi 25 metra larg. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

” Makina ka qenë Ford Mondeo ngjyrë gri. Nga policia nuk kemi asnjë informacion. Babai ka marrë disa fraktura dhe krisje në kokë. Është shumë rëndë”, tha Rivaldo Ilia, djali i tij.

Drejtuesit e mjetit që largohen në Itali, emërtohen si piratët e rrugës. Një veprim i tillë atje cilësohet si vrasje me paramendimin.

Në Shqipëri neni 273 i Kodit Penal ketë veprim e dënon me gjobë dhe deri një vit burgim. Një qytetar i ndershëm në këto raste duhet të ndalojë makinën dhe të telefonojë menjëherë pranë urgjencës dhe policisë me qëllim që t’i shpëtojë jetën e të aksidentuarit.

Sipas banorëve të zonës kjo rrugës është problematike, për këtë arsye ata i kanë drejtuar peticion Bashkisë së Kamzës.

“Këtu çdo ditë ndodhin 2 aksidente, bashkia duhet të ndërhyjë menjëherë. Në peticion kemi kërkuar që në rrugë të ngrihen polica të shtrirë”,  tha Ervis Ilia, nipi i të aksidentuarit.

“Sa e rëndësishme është të telefonosh urgjencën në këtë raste? Një telefonatë shpëton një jetë. Nëse ndihma arrihety me vonëse kemi raste fatale”, tha Dritan Dushaj, kordinatoor urgjence.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME