Autoriteti i Aviacionit Civil i bën thirrje pasagjerëve, që do të udhëtojnë ditën e nesërme, më 11 janar 2019 nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas, se të premten, unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë 4-orëshe, nga ora 13.00 deri në 17.00.
Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anullime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.
Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjensitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.