Categories Lajme

Prangoset gjyqtari pasi kërkoi favore sek*****, pritet pezullimi nga KLGJ

Një ditë pas arrestimit të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi, ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky i fundit pritet të pezullojë gjyqtarin e akuzuar për ryshfet. Kujtojmë se gjyqtari Hysi u arrestua pas publikimit të denoncimit ndaj tij, ku ai shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.

Arrestimi

Pas skandalit të publikuar në emisionin “STOP” , në të cilin gjyqtari Hysi shfaqej teksa i kërkonte nënës së divorcuar rryshfet e marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës, policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin dhe psikologen, e cila luante rolin e sekseres.  Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në videopërgjim, gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME