Categories Lajme

Pa ngrohje dhe barna, Grevë urie në qelitë e Fushë Krujës

Të burgosurit e Fushë Krujës janë hedhur në grevë urie në shenjë proteste për kushtet e këqija të jetesës në burg, mungesën e ngrohjes, të barnave dhe kushteve materiale. Avokati i Popullit, pas këtij njoftimi, kreu një inspektim në burg që përfundoi më 8 janar, u takua me disa të dënuar si dhe me drejtuesit e IEVP-së dhe Shefin e Policisë.

Pasi është njohur me pretendimet e të dyja palëve, Institucioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar problematika të shumta e të mbivendosura të cilat kanë shkaktuar një situatë mosbesimi dhe pakënaqësie të përgjithshme nga të dënuarit dhe të paraburgosurit në këtë institucion. Ndër to renditen mungesa e ngrohjes edhe pse sistemi i kaldajës ishte funksional, mbipopullimin në nivele tërësisht jo-normale, si dhe përzierjen brenda të njëjtave ambiente të të dënuarve me të paraburgosurit, nivele të pakënaqshme të furnizimit me energji elektrike e ujë, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME