Categories Lajme

Avioni që u rrëzua në shijak, piloti tregon me detaje historinë (Video)

Christian Vogeli, nga Zvicra ka vendosur që të jetojë në Shqipëri që prej vitit 1991. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka treguar një rast kur është dashur që të negociojë me një banor të Shijakut për një incident të shkaktuar me avion nga disa shtetas zviceranë.

Ai ka treguar gjithë historinë, duke ndarë edhe fotot e avionit të përplasur, dhe të një personi me ar më në dorë, duke qëndruar para mjetit fluturues. “Kjo ka ndodhur në Shijak në 97. Është një avion zviceran, privat që u nis nga Beogradi për në Greqi. Për qejf. Ishin privatë. Avioni kishte bllokim motori mbi Shqipërinë dhe bënë ulje të detyruar. Donin të uleshin në rrugë, por panë që kishte shtylla elektrike dhe u ulën në fushë. Por nuk panë një kanal vaditës dhe me 60 km/orë u përplasën. E pësuan keq fare.

Më mori Ambasada Zvicerane në telefon dhe më thanë çfarë të bëjmë. Jam nisur për në Shijak për të negociuar. Avioni ishte ulur në tokën e njërit, që pretendonte se ishte në tokën e tij dhe ishim në ’97. Pacientët ishin dërguar në spital në Durrës. Ideja ishte si të ndihmonim të pla gosurit, ishte situatë e çuditshme. U kujdesëm për ta në spitalin Ushtarak. Mua më takonte që të negocioja për të shkuar në Zvicër, sepse ishte rëndë. Ai nuk donte të shkonte, më trajtojnë shumë mirë këtu,”-tregoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME