Categories Lajme, Politike

Avokati flet për largimin e Xhafajt: Rama e ka fyer dhe ofenduar rëndë

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm, avokati Spartak Ngjela ka zbuluar disa nga prapaskenat midis raportit të kryeministrit Rama me Xhafajn.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Ngjela, shkruan se Rama e ka fyer Xhafajn, gjë që sipas tij ka ardhur edhe dorëheqja.

Mes të tjerash avokati shton se nëse Rama ka përdorur gjuhë rrugësh me Xhafajn, ose duhet të japë dorëheqje, ose ish-ministri duhet t’i drejtohet gjykatës për padi.

Më tej Ngjela shkruan dhe për rolin e Gramoz Ruçit në gjithë këtë situatë, për të cilin shprehet se është rasti të rrëzojë nga pushteti një kryeministër pa asnjë lloj vlerë si Edi Rama.

“Mendoj se për Ruçin është sak rasti që të skartojë apo të rrëzojë nga pushteti një kryeministër pa asnjë lloj vlerë si Edi Rama; sepse qënia e Ramës sot në krye të Partisë Socialiste është gabim direkt i Gramoz Ruçit.”- shkruan Ngjela.

POSTIMI I NGJELËS

Çfarë ka ndodhur në raportin politik qeveritar Rama-Xhafaj?
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dje ka dhënë dorëheqjen. Sipas të dhënave që vijnë nga brenda qeverisë por sidomos nga teksti i ministrit për arsyetimin e dorëheqjes së tij, na rezulton që kryeministëri, botërisht, e ka fyer apo e ka ofenduar rëndë ministrin.
Në fakt kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri dhe vetëm nga niveli i ulët i mendimit politik, dhe nga kryeministra të dalë në krye nga fenomenet banditeske të krijuara mes korrupsionit.
l.
Çfarë do të ndodhë tani?
Nëse kryeministri cerebral Rama ka përdorur gjuhë rrugësh me Xhafajn, dy janë rrugët: ose Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur; ose ministri Xhafaj duhet t’i drejtohet gjykatës apo dhe prokurorisë me padi ose civile, ose penale kundër kryeministrit të tij.

Në fakt padia në vetvete do të ishte një akt i madh historik kundër frymës së rrugës që ka 100 vjet që drejton shtetin dhe qeveritë shqiptare.
Padia do t’i sillte historisë së Shqipërisë rastin e madh të fillimit të moralitetit dhe të sjelljes së kulturuar të kryeministrave shqiptarë, deri tani, shumica të shthurur mendërisht.
Por do të krijonte edhe fillimin e procesit të pjekjes së vetë shoqërisë shqiptare për ta ndërprerë përfundimisht zakonin primitiv të saj, të sjelljes në pushtet të njerëzve cerebrale që vinë nga hiçi.

ll.
Po rruga e Parlamentit është një rrugë për ministrin Xhafaj?
Këtu duhet pyetur se nga anon në këtë rast Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Mendoj se për Ruçin është sak rasti që të skartojë apo të rrëzojë nga pushteti një kryeministër pa asnjë lloj vlerë si Edi Rama; sepse qënia e Ramës sot në krye të Partisë Socialiste është gabim direkt i Gramoz Ruçit.
Por opsioni i Parlamentit varet edhe se sa i fortë është Fatmir Xhafaj në Parlament. Dhe ka gjithashtu edhe një “rrezik” që përqendrohet të pyetja: a do çahet maxhoranca socialiste në funksion të Ramës?
Nëse Gramoz Ruçi anon nga moraliteti i kësaj çështjeje, maxhoranca nuk mund të jetë përballë aksidentit të çarjes, dhe rrëzimi i Ramës në Parlament do të ishte suksesi më i madh për shqiptarët dhe për vetë historinë politike të Shqipërisë.
Megjithatë duhet pritur, kurse rruga më e mundshme nga të gjitha këto mundësi është dorëheqja e Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME