Categories Lajme

Avokati i ”Babales”: Klientit tim i rrezikohet jeta, gruan dhe djalin i ka dërguar në…

Avokati i Albert Veliut në Kosovë Tom Gashi në një lidhje për Fax News ka shpjeguar se klienti i tij ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë, prandaj duhet edhe ti pranohet kërkesa për azil.

Gashi tha se Veliu, i njohur ndryshe si Babalja duhet fillimisht të njihet me refuzimin ose jo të kërkesës për azil, dhe më pas të vendoset lidhur me ekstradimin e tij. Avokati zbuloi po ashtu se gruaja dhe djali i Veliut ndodhen në azil në Belgjikë.

“Klienti im deri në nesër do të duhet që të dalë para një gjykate për tu njohur me masën e arrestit. Tashmë ai mbahet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. 

Po situata është pak më e komplikuar, pasi Albert Veliu thotë se jeta e tij dhe e familjes është në rrezik, dhe fillimisht duhet të përfundojnë procedurat e azilit. Ai ndihet i kërcënuar për jetën, hdhe ne kërkojmë që të qëndrojë këtu duke marrë azil politik.

Ne kemi parë një skandal më të madh në Kosovë siç është rasti i largimit nga vendi të disa personav (gylenistëve). Nuk duhet të ndodhë që ai të largohet drejt Shqipërisë pa dokumentacionin e duhur. Duhet që Veliu të kalojë përmes procedurave ligjore, pasi akoma ka një ngërç me kërkesën e tij për azil, e cila as nuk është rrëzuar dhe as nuk është pranuar.

Gruaja e tij dhe djali ndodhen në Belgjikë, ndërsa në Kosovë bashkë me të ndodhet dhe djali që sapo ka mbushur moshën madhore. Klienti im mendon se nuk mund të jetë i sigurt në një burg në Shqipëri, unë mund të kem mendim tjetër, por unë kam detyrimin që të mbroj klientin tim”, u shpreh Gashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME