Categories Lajme

Varrosen në Këlcyrë eshtrat e 573 ushtarëve grekë

Në Këlcyrë u mbajt ceremonia e varrosjes së eshtrave të 573 ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, që u gjetën në fushën e Dragotit.  Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishte e pranishme Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ceremonia u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, ndërsa media u mbajt larg. Por në pamjet e siguruara dhe sipas informacionit të konfimuar, nuk morën pjesë familjarë të viktimave.  Më herët, në korrik të këtij viti, në varrezat e Bularatit ishin varrosur eshtrat e 100 të rënëve të tjerë.

Të enjten, Ministrja e Jashtme greke tha se përfundoi një proces i vështirë, i trashëguar prej vitesh dhe që preokuponte marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.  Ndërkohë kërkimet e eshtrave do të vazhdojnë në zonat e Kosinës, Këlcyrës dhe Përmetit, sipas vendimeve përkatëse të komisionit dypalësh të ekspertëve, njoftoi më tej Ministria e Jashtme greke./ora news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME