Categories Lajme

Avokati i familjes Cani: Kamerat s’kanë fiksuar momentin fatal të vrasjes së Martinit. Drejtoresha e shkollës s’ka ngushëlluar prindërit

Avokati i familjes së Martin Canit, i cili u vra disa javë më parë me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar, tha sot në emisionin “Log” në News 24 se asnjë nga institucionet duke filluar nga shkolla e deri te Prokuroria nuk kanë treguar mbështetje për familjen Cani.

Përmes një lidhje me Skype, avokati Redi Ramaj, tha për gazetarin Endri Xhafo, se drejtoresha e shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar prindërit e Martinit.

Më tej ai tha se institucionet nuk kanë informuar familjen e Martinit për asgjë lidhur me hetimet, ndërsa tha se babai i të ndjerit nuk është marrë në pyetje ende nga autoritetet.

Redi Ramaj: Nuk shoh dezinformim, media ka bërë detyrën e saj. Familja Cani nga dita e ngjarjes e deri më sot që flasim ka pasur burim mediat, pasi institucionet jo vetëm nuk e kanë informuar por nuk kanë marrë as në pyetje babanë e të ndjerit.

Familja është në terr duke nisur nga shkoll, drejtoria e deri të prokuroria. Drejtoresha e Shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar familjen cani. Nga komukimet e mia me familjen asnjë intitucion shtetëror nuk ka shkuar për ngushëllim te familja. As edhe një lloj mbështetje.

Momenti fatal nuk është fokusuar nga kamerat. Institucionet e tjera kanë dështuar. Edhe sot që kam marrë konfirmim të dytë drejtoresha e shkollës nuk ka bërë asnjë ngushëllim për familjen Cani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia!

Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, njëri prej i dënuar me 2.5 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit/ 19- vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 4 të plagosur!

Një aksident është regjistruar pak para mesnate në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali \Ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Pordenone të Italisë, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, si pritet të jetë kjo e hënë

Vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta të cilat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e madhe Tinka Kurti përfundon në azil: Tragjedi që erdha këtu, por ka njerëz të mrekullueshëm

Tinka Kurti u shfaq në ekran mbëmjen e djeshme duke dhënë një mesazh për aktorin…

LEXO ME SHUME