Categories Lajme

Avokati i Saimir Tahirit jep deklaratën e fortë: Ka ndodhur diçka në dhomën e Këshillimit!

Maks Haxhia, avokati i ish ministrit, Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme ku ka vënë në pikëpyetje vendimin për dënimin e klientit të tij. Sipas Haxhias vendimi për dënimin e Tahirit ishte i papranueshëm madje priste që t’i jepej pafajësia.

Por ajo që ka habitur më së shumti në deklaratën e bërë, ka qenë dyshimi i ngritur nga Haxhia lidhur me momentin kur është marrë vendimi për dënimin e ish ministrit me 3 vite dhe 4 muaj burg. Sipas tij diçka ka ndodhur në dhomën e Këshillimit kur gjyqtarët ishin mbledhur për të marrë vendimin

Maks Haxhia: Pse do ta dënonte, unë e kam pyetur veten për këtë gjë dhe do t’ju sjell argumente që edhe ju do ta shtroni vetes këtë pyejte. Do thoni pse e dënuan. Ka ndodhur diçka në dhomën e Këshillimit kur u mblodhën për të marrë vendimin. Unë analizoj dhe atje ka ndodhur diçka. Nuk jam symadhi që të shoh gjithçka, por di që ka ndodhur diçka. Ne prisnin maksimumi që të ishte vendimi i shkallës së parë. Ata që kanë ndikuar, i paraprinë të keqes sepse e panë që në Gjykatën e Lartë do merrnim pafajësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME