Categories Lajme

Avokati Maks Haxhia në gjendje të rëndë: Politikanë nga e majta dhe e djathta dynden në spital

Maks Haxhia, avokati i njohur dhe ish-Kryeprokurori i Republikës vijon të jetë në gjendje të vështirë shëndetësore pas goditjes së rëndë në tru që i ndodhi 24 orë më parë.

Avokati i njohur ndodhet në trajtim të veçantë spitalor në një nga spitalet private të rëndësishëm të kryeqytetit dhe po mbahet nën monitorim të rreptë të personalit mjeksor. Pas goditjes, Haxhiaj ndodhet në reanimacion ku mjekët nuk lejojnë të dalë asnjë informacion mbi gjendjen e tij.

Nga burime prej njerëzve që u interesuan për shëndetin e avokat Haxhisë, mësohet se mjekët e cilësojnë gjendjen “stabël” por verdiktin përfundimtar për kalimin e “vijës së kuqe” ata mund ta japin vetëm pas 72 orësh.

Në spitalin e njohur privat që ndodhet në zonën e ish-Qytetit të Nxënësve, janë dyndur një numër i madhnjerëzish të njohur të politikës, financës, apo edhe mediave që kanë shkuar për tu interesuar për shëndetin e avokatit Maksim Haxhia.

Politikanë të së majtës, të së djathtës, juristë e pedagogë të së drejtës kanë qendruar për orë të tëra në spital, ndërkaq sot ishte present edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Fullani.

Maksim Haxhia është një nga avokatët më të njohur në vend, ka qenë Prokuror i Përgjithshëm në vitin 1992, por më pas u shkarkua nga ish-presidenti Sali Berisha.

Haxhiaj, kohët e fundit ka qenë aktiv si mbrojtësi ligjor i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME