Categories Lajme

Avokatja e infermieres pogradecare i kërkon llogari prokurorit: Ku janë hetimet për doktorët

Avokatja e infermieres Sidorela Çeles, Antoneta Sevdari, ka thënë se klientja e saj është e pafajshme. Sipas saj Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara. Avokatja i ka kërkuar llogari prokurorit se përse nuk janë hetuar doktorët, pasi kjo çështje nuk mund të përfshijë vetëm pastrueset dhe infermierët.

Pjesë nga debati: Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s’ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s’ka asnje provë.

Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara. Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet adiministrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.

Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë. Sidorela: Nuk kam qenë fare! Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires. Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME