Categories Lajme

“Baba Trump është “boss” i botës, ua tha në sy liderëve tanë se Kosova është vend mysliman”

Hoxha nga Kosova Shefqet Krasniqi, ka thënë në emisionin “Personale” se ai uron që në SHBA të fitojë presidenti Donald Trump, pasi tha të vërtetën kur deklaroi se Kosova është vend mysliman. “Deklarata e Trumpit i la këta liderët tonë me gojë hapur…Këtyre nuk iu ka pëlqyer ajo që ka thënë Trump-i se Kosova është vend mysliman. Por kur e ka thënë baba Trump, sepse Baba Trump është bos i dynjasë,  këta tonët nuk kanë guxuar të ia luajnë fjalën”, tha ai.

Hoxha thotë se edhe në vitin e kaluar raporti i Departamentit të Shtetit i SHBA-së e ka thënë se në Kosovë jetojnë 95% myslimanë. “Edhe Bushi e ka thënë se ne i kemi ndihmuar Kosovës që është një vend islam si Kosova nga një vend ortodoks. Edhe arabëve ua ka thënë se nuk jam kundër islamit pasi kam çliruar një vend mysliman si Kosova”.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ka thënë se ka qenë i befasuar nga njohja që Izraeli ja ka bërë Kosovës. “Nuk kam pritur nga Izraeli dhe Vatikani që e njohin Kosovën kaq shpejt, por si duket më shumë ka qenë presioni i Trumpit që ka ndikuar të Izraeli që ta njeh Kosovën”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME