Categories Lajme

“Babagjyshi” hajdut/ Në shtëpinë e 15 vjeçarit që u kap duke grabitur

Gjate kohes qe punonte pas mësimit si lavazhier, Eni dhe shoku tjetër i tij ishin të bindur se kishin zbuluar biletën me të cilën do të shpëtonin familjen nga varfëria.

Me të ëmën të sëmurë dhe babain punëtor ndërtimi 15 vjeçari kuptoi se posta furnizohej me para dhe pikërisht këto para fëmija i mendoi si shpëtimi i familjes.

Përkundrazi Eni i hapi më tepër probleme njerëzve të shtrenjtë, mbasi i ati u arrestua gjatë kontrolleve të policisë që gjetën një armë në shtëpinë ende të papërfunduar.

“Doja të blija dyer, dritare, ushqime, bredhin , por çe do më zbuluan , do i çoja pak e nga pak që mos të më kuptonin”.

Fëmijët u mbajtën pak orë në paraburgim dhe më pas u lanë të lirë për shkak të moshës.“Më arrestuan babin ta kisha ditur nuk u kisha treguar se sa lekë kisha dhe nuk ua kisha dhënë paratë por kisha nxjerrë babin”.

Tanimë e ëma ka lënë krevatin dhe është nisur në kërkim të borxheve, me të cilat do të paguajë avokatin që duhet të nxjerrë nga burgu kryefamiljarin.

Në shtëpinë pa dyer dhe dritare prindërit e 15 vjeçarit kanë improvizuar këto shiritë si bredh të vitit të ri për të festuar ndërrimin e viteve që vazhdojnë t’i lënë të varfër./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME