Detaje të reja mësohen nga ngjarja që tronditi Ballshin disa ditë më parë, ku Gazmend Musta vrau gruan dhe kunatën e tij në sy të fëmijëve të mitur.
Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët të cilët e kanë përjetuar keq humbjen e tyre. Kryebashkiaku i Ballshit ka treguar për mediat gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.
Agron Kapllanaj tha se pak pas krimit, Gazmendi i kishte çuar fëmijët të dy në polici, ndërsa këta të fundit u trajtuan nga një punonjës social dhe psikolog dhe me pas u dërguan ne fshatin SOS. Po ashtu kryebashkiaku tregon se bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve të funeralit për dy motrat.
Mësohet se vëllai i dy vajzave kishte pësuar vdekje klinike pasi ishte ndjerë keq gjatë ceremonisë mortore të dy motrave të tyre.
“ Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mirë. Babai i tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka qenë dhe i sëmurë. Ne jemi munduar që dhe do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër, duke i ndihmuar edhe nga ana ekonomike që t’i heqim një pjesë të shpenzimeve të funeralit”, tha kryebashkiaku. Gazmend Musta i vrau me thikë motrat, pasi nuk pranonte dot që gruaja e tij të shkonte pranë prindërve të saj.