Categories Lajme

Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave

Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 4 raste dhe konkretisht në Korçë, në Tropojë, në Berat dhe në Sarandë. Ndërkohë 7 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me 5 monitorë, pajisje elektronike, një tavolinë pokeri etj. të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara. Në Korçë 4 shtetas janë proceduar, konkretisht shtetasit: D.P, 48 vjeç, (pronari) i lokalit, si edhe shtetasit: A.P., 51 vjeç, E.S., 43 vjeç, G.A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16, të qytetit të Korçës, shtetasit e mësipërm u konstatuan duke luajtur lojëra fati. Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike. Në Sarandë është proceduar penalisht shtetasja L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara. Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME