Categories Lajme

Babai hero/ Shpëton vajzën dhe shoqet e saj, por ajo që ndodhi më pas është e dhimbshme

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Sardenja të Italisë. Një 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj dhe në përfundim arriti t’i nxirrte të gjalla të tre, por humbi jetën e vet.

Zemra nuk mundi që ta përballonte gjithë atë presion dhe pësoi infarkt. Një tragjedi është shënuar në Itali ku një 60-vjeçar ka gjetur v dekjen pas një arresti kardiak në zemër, vetëm pak sekonda pasi shpëtoi vajzën e tij dhe dy shoqet e saj nga mbytja. 60-vjeçari Fernando Porcu nuk u mendua dy herë por hyri mes dallgësh kur pa se vajza dhe shoqet e saj ishin në vështirësi. Ai me sforco të madhe i nxori vajzat shëndosh e mirë në breg, por vetë humbi jetën t ragjikisht, pasi zemra e tij nuk mundi të përballojë të gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.

Një ekip mjekësor u mundua ta mbajë në jetë madje në bregdetin e Sardenjës mbërrit edhe një helikopter për ta shpëtuar, por për të ishte shumë vonë.

Mësohet se fillimisht 60-vjeçari nxori në breg vajzat, por më pas u tërhoq nga dallgët e mëdha. Ai arriti edhe një herë të kthehej në breg, ndërsa disa persona të pranishëm e ndihmuan të dalë jashtë ujit. Por lumturia nuk zgjati shumë pasi u shemb në tokë dhe ndërroi jetë. Kjo ngjarje e rëndë ka t ronditur komunitetin në Sardenjë ndërsa lajmi për heroizmin e tij u bë viral në rrjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME