Categories Lajme

Babai i Luisit zbulon gjendjen e djalit dhe nëse ka negociata me familjen e autorit: S’kanë kërkuar falje

Luis Meçe u largua drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Djali që mbeti i plagosur pas sherrit ku humbi jetën Martin Cani dhe babai i tij rrëfyen situatën.

Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Bari, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh.

Kartelat i kemi përkthyer edhe në gjuhën italiane, për më tej do na thonë kirurgët. Luisi ndihet pak më mirë, më shumë ka therje tek pjesa e zemrës, tek plaga kryesore dhe aty vazhdimisht ndjen dhimbje dhe ne jemi të shqetësuar për këtë pjesë sepse aty ka prekjen e mushkërisë, për këtë arsye po shkojmë në një spital më të specializuar që ka mjete më të mira se sa këtu tek ne, që të heqim atë merakun se Luisi ka edhe atë ambicien e futbollit që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe e kemi pasur të detyrueshëm që të lëvizim jashtë shtetit.

Në lidhje me deklaratën e Traumës, ai tha se “nga ana spitalit nuk kemi problem, ata shërbimet e veta i kanë bërë në mënyrë të përkryer me aq mundësi sa kanë, por nga spitali ne nuk mund të marrim një letër të shkruar nga mjeku të vulosur dhe firmosur që Luisi nesër të dalë në fushë dhe të luajë futboll dhe kjo na vë në merak ne si prindër që të shkojmë në një spital më të mirë, që Luisi ta ketë atë letër të certifikuar nga një mjek”.

Babai i Luisit: Shpresojmë që drejtësia të vihet në vend dhe shteti të bëjë më të mirën për çdo fëmijë në këtë vend. Ky ishte një konflikt mes fëmijëve, sot mund të jetë djali im, nesër mund të jetë djali i dikujt tjetër.

Keni bërë kërkesë për të parë pamjet?

Babai i Luisit: Ka bërë avokati, por na kanë thënë me mbylljen e hetimeve mund t’i keni pamjet e plota, na kanë treguar një pjesë, hyrjen dhe daljen e fëmijëve tek pjesa e parkingun, kurse pjesën finale nuk na e kanë tregu. Në lidhje me hetimet mua si person s’më kanë dhënë detaje, ndoshta mund të kenë fol me avokatin. Ai po merret me këtë pjesë tani, unë po merrem me djalin që ta kuroj dhe të jetë mirë. Ekspertizën mjekoligjore private e kemi marrë, por nuk jep detaje sepse janë të mbyllura se është bërë pas 17 ditësh. Është e kotë sepse nuk tregon rezultatin e duhur.

Në kartelën e Luisit nuk jep ndonjë specifikë të veçantë, tregon që ka pas ajër dhe rrjedhje gjaku në momentin që është paraqitur tek Trauma, ka për madhësi të ndryshe plage, por nuk është se i jep me detaje. Nuk arrin t’i specifikojë plagët. Eksperti që kemi marrë ne nuk është ekspert kriminalistik, ai bazohet vetëm në pamje të plagëve të jashtme. Nuk më duket normale një zhurmë e tillë, t’ja lejmë drejtësisë të vijojë punën e saj, kur shoh nëpër media njerëz, arrijnë në përfundim pa dalë Prokuroria.

Ka pasur përpjekje nga ana e autorit për falje?

Babai i Luisit: As nuk e njohim, pas kemi pasur asnjë lloj kontakti me atë. Edhe unë edhe djali e kemi takuar babanë e Martinit. Na tha që Luisin e konsideroj si në vend të Martinit, ata kanë qenë shumë afër me njëri tjetrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari

Gjendet pas 23 ditësh kufoma e 57 vjeçarit krutan Edmond Veseli i cili u denoncua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, kontrabandë me pijet alkoolike që gjoja përfundonin në Shqipëri dhe Austri, policia arreston 12 persona

Po vijon prej disa orësh në Greqi një operacioni policor për zbërthimin e një rrjeti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksploziv me dron një banese në Tiranë, nuk dihet kush ishte objektivi

Një shpërthim është ndjerë rreth mesnatës në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konispol, Sherr i dhunshëm mes të rinjve, dy të plagosur me sende të forta

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi paratë dhe celularët me dhunë klientit, pranga taksistit në Tiranë

Një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i vodhi…

LEXO ME SHUME