Categories Lajme

”Bashkëpuno ose do të publikoj foto të familjarëve”/ I mituri kërcënohet në internet që të bëjë karremin për të mashtruar dhe marrë para

Shantazhimet në rrjetet sociale ditët e sotme janë kthyer në kryefjalë. Kërcënimet më foto intime apo të njerëzve të dashur po detyrojnë shumë adoleshentë t’u nënshtrohen.

I tillë është dhe rasti që paraqiti mbremjen e së martës Fiks Fare.

Një 17 vjeçar nga Lushnja ka treguar për Fiksin se po shantazhohet në internet nga një djalë  me banim në Shkodër , me të cilin është futur në një grup nga një shok i përbashkët në një lojë.

I riu nga Shkodra  i ka kërkuar të miturit që me adresa fallco ku prezantohet si femër  të kërkoje numrin e telefonit e më vonë me të të vjedhin para.

“Unë jam nxënës i shkëlqyer në shkollë , por kam rënë pak nga mësimet që kur më ka dalë ky problem, sepse kam ankth” tregon i mituri

Në mesazhet që i riu nga Shkodra i dërgon të miturit i thotë se do publikojë të dhëna se i ati ka përdhunuar motrën e tij  të vogël.  “ Unë kam frikë për familjen time , mos ma publikojë se me mua të bëjë ç’të dojë, kam mesazhe që ai më tregon se me adresa fallco mund të vjedhim të dhëna dhe të bëjmë para, madje nëse bashkëpunoj me të do më japë gjysmën e parave ” thotë i mituri.

I frikësuar se çfarë mund të ndodhë me familjen e tij, 17 vjeçari është gati të udhëtojë për në Shkodër dhe të takojë personin që e kërcënon.

Gazetarët e Fiksit faktuan problemet e të miturit me 21 -vjeçarin nga Shkodra, ku me mesazhe pranon se ka publikuar foto të tij, dhe se nuk do t’i heqi ato, madje po me mesazhe i tregon të miturit sesi ju merr para njerëzve me shantazhe dhe mashtrime në rrjetet sociale.

Fiksi solli me zë dhe figurë takimin e të miturit me shantazhuesin, ku ky i fundit pranon se publikon dhe mban në arkivë fotot e të miturit. Gjithashtu tregon sesi po bën para, me kërcënime dhe vjedhje të adresave.

Sajmoni e takon të miturin në Velipojë dhe i pranon se nuk do që t’i fshijë fotot. Ai tregon se ka bërë 8 mijë euro në 4 muaj, më vjedhje akauntesh dhe me shantazhe. Madje ai tregon se shantazhoi të dashurën me publikimin e një fotoje nudo, dhe i mori 2 mijë euro. Sajmoni tregon se këto para ish e dashura jua mori pleqve me adresa të rreme në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME