Categories Lajme

Babai: Mësuesja e kishte pickuar keq në krahë djalin, nuk e donte në klasën e saj

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i quajtur Ilirjan i cili ka rrëfyer historinë e djalit të tij me sindromën Down. Ai rrëfen se është munduar shumë që ta shkollojë djalin sepse haste probleme me mësuesen dhe fëmijët e tjerë që e paragjykonin. Ai tregon se mësuesja e tij nuk ka dashur kurrë ta pranojë në klasën ku jepte mësim, madje ka bërë edhe kërkesë për ta larguar. Por Ilirjani është treguar një baba i vendosur dhe pavarësisht çdo problemi që ka hasur i ka dalë ballë dhe djalin e tij Vilson që është 11 vjeç e ka shkolluar.

lirjani: Mbaroi kopshtin, do e çonim në shkollë. E çova dhe nën drejtoresha më tha që nuk e regjistrojmë do shkosh tek Seksioni i Arsimit dhe të të japin ata lejë. Nuk më erdhi mirë, takova personin që duheshe, i thashë kështu qëndron puna dhe më tha në asnjë mënyrë, të shkosh aty dhe ta regjistrojnë. U ktheva sërish aty dhe ma regjistruan.

Ardit Gjebrea: Si shkonte?

Ilirjani: Mësuesja nuk e priti këtë fëmijë që i erdhi në klasë sepse ishte me aftësi të kufizuara dhe nuk donte të kishte bela. Kur filloi mësimi nuk i përshtateshe ambientit dhe u detyrova të rrija me të në klasë. Mësimet që ia jepte mësuesja, ia shpjegoja unë në shtëpi. Mësuesja nuk afrohej që ta pyeste, thoshte s’kam kohë sepse kam 35 nxënës. E pashë që nuk reagonte, kërkova nga drejtoria që ta hiqnin nga klasa, t’ja ndërronin mësuesen. Drejtoria nuk pranoi. Mbaroi vitin e parë dhe filloi klasën e dytë. Nisën të ma përbuznin fëmijët e tjerë. Një rast që e dëgjova me veshët e mi, i thotë shoku-shokut mos u afro pas Vilsonit sepse ky është i sëmurë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E parkoi para kazanëve, banorët ‘hakmerren’, i mbushin makinën me mbeturina

Një ngjarje sa e pazakonte aq edhe shqetësuese është pamja që na shfaqet nga një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arrestua në Brazil, Ervin Mata prej 2 vitesh nën ‘lupën’ e autoriteteve shqiptare! I monitoruan lëvizjet në Amerikën Latine

Prej më shumë se dy vitesh, autoritetet shqiptare kishin vënë nën monitorim lëvizjet e Ervin…

LEXO ME SHUME