Categories Lajme

“Babait i kanë thyer brinjët grekët, nuk kam para për të blerë as librat e shkollës”

Dua të shkoj në shkollë, por nuk kam libra të mësoj’!  Kështu shprehet Seldi, 13-vjeçari nga fshati Çiflik i Bashkisë Ura Vajgurore, i cili këtë vit të ri shkollor futet në klasën e 7-të.

Shkak sipas tij për mos blerjen e librave është bërë situata e rëndë ekonomike e familjes së tij, pasi asnjë nga prindërit nuk punon. Babai tij është i paaftë fizikisht pasi emigrimi në Greqi shumë vite më parë rezultoi fatal për të sepse u rrah barbarisht nga ushtarët grek të cilët i thyen brinjën.

“Nuk kemi mundësi të marrim libra sepse janë shumë shtrenjtë. Babanë e kam sëmurë, ushtarët grekë i kanë thyer brinjët. Mamaja nuk ka shkollë, vetëm nëse punon ndonjëherë në serë. Nuk kemi mundësi ti marrim librat, kërkojmë ndihmë, jam i sëmurë” thotë djali. Ndërsa, Sotir Avdo, babai i djalit ka frikë se i biri do të mbetet pa shkollë.

“Kërkoj librat e shkollës për djalin se nuk kam as punë, as lekë, as mundësi, problemet janë më të mëdha. Nuk do ta çoj çunin në shkollë, se nuk kam lekë për librat. Dua ndihmë nga shteti nëse je pa punë nuk ke mundësi” tha ai per report tv. Ata i bëjnë apel për ndihmë gjithkujt që ka mundësi për t’i ndihmuar që të blejnë librat pasi për ta ato janë shumë të shtrenjta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME