Categories Lajme

Babë e bir përgjakën drejtorin e “Delvina gaz” pas përplasjes së makinave, shoqërohen në polici

Babë e bir kanë goditur me sende të forta 54-vjeçarin KristoDhima, nga Gjirokastra, drejtor i “Delvina gaz”. Bëhet me dije se konflikti mes tyre ka nisur nga një përplasje e automjeteve.

Ndërkohë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-tha policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME